Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj u kërkon falje gazetarëve

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka kërkuar falje gazetarëve për fjalorin e tij të përdorur ditë më parë.

Ai ka ftuar një konferencë për tu adresuar para mediave, ku ka pranuar se ka përdorur fjalor jo adekuatë ndaj gazetarëve.

“Ky është gjest i vogël edhe shenjë falënderimi të punës që bëni dhe kërkimfaje  për fjalorin tim të ditëve më herët”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se nuk po ndjehet mirë për shkak që siç ka theksuar situatës jo të mirë në vend.

“Jam me një stres të madh, gjendja në vend nuk është e mirë, është e vështirësuar”.

Ai ka përmendur gjendjen në shëndetësi e fusha tjera, po në theks e ka pasur energjinë.

“Nëse e mendoni lajmin që dukë hyrë në dimër mund të hyjmë në kollpaks energjentik, që përvecc energjisë do të humbnim 500 mijë euro në ditë”.

“Detyra ime dhe atyre që punojmë me mua është ta bëjmë diferencën”, ka pohuar kryeministri Haradinaj.

Exit mobile version