Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj flet për protestën e Vetëvendosjes kundër kryeprokurorit Lumezi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se protesta e paralajmëruar nga Vetëvendosje për ditën e nesërme, përmes së cilës do të kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit, është e drejtë qytetare dhe politike.

Por, Haradinaj gjithashtu ka ftuar Vetëvendosjen që t’i shterojë të gjitha rrugë institucionale dhe t’i përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë.

Lexo po ashtu Vetëvendosje të premten mbanë protestë përballë Prokurorisë së shtetit

“Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë.

Protesta e Vetëvendosjes, do të mbahet nesër përpara Prokurorisë së shtetit, duke filluar nga ora 12:00 /Telegrafi/ 

 

 

Exit mobile version