Site icon Telegrafi

Kryeministri Dimitriev u takua me ambasadorin evropian Orav

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev sot ka realizuar takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të dy palët i kanë përshëndetur marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i ndërsjellë në çdo nivel të interesit të përbashkët, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Kryeministri Dimitriev është falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të cilën Maqedonia e pranon nga Bashkimi Evropian për realizimin e reformave dhe projekteve për avancimin e standardeve në të gjithë sferat dhe për angazhimin personal të ambasadorit Orav në këtë drejtim.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar se edhe në periudhën e ardhshme, Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë me bashkëpunimin për realizimin e qëllimit strategjik për integrimin evropian të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version