Telegrafi

Kryeministri Dimitriev shpreson se do të ketë takim liderësh

Kryeministri Emil Dimitriev, sot nga qyteti i Shtipit u bëri thirrje partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, të tregojnë konstruktivitet në gjetjen e një zgjidhje për daljen e vendit nga kriza politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dimitrievi shpreson që sa më shpejtë të ralizohet një takim në mes të liderëve të katër partive politike, dhe të arrihet fundi i krizës politike./Telegrafi/