Kryeministri çek Petr Fiala njoftoi se Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Po bëjmë një hap të rëndësishëm përpara në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Ky është një sukses i madh për presidencën tonë”, ka shkruar Fiala në Twitter.
Ai bëri të ditur se në Bruksel do të takohet me liderët e dy vendeve për të diskutuar për fazat e ardhshme në rrugën drejt Bashkimit.
The @EUCouncil led by @EU2022_CZ has just agreed to open accession talks with Albania and North Macedonia!
We have taken another important step towards bringing the Western Balkans closer to the EU. It’s a great success of our Presidency.
— Petr Fiala (@P_Fiala) July 18, 2022
Takimi të zgjasë 90 minuta e pas tij, do të ketë një konferencë për shtyp.
Delegacioni i BE-së drejtohet nga presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, shefi i diplomacisë çeke, vend i të cilit mban presidencën e radhës së bllokut si dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët e kanë mbështetur me forcë hapjen e shpejtë të kësaj konference, çka u mundësua pas zhbllokimit që i bëri parlamentit maqedonas ngërçit të krijuar me Bullgarinë, përmes miratimit të propozimit francez ditën e shtunë.