Telegrafi

Kryeministri bullgar: Do të dërgojmë ndihma për vëllezërit në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri bullgar Boyko Borissov, ka njoftuar se do të dërgojë ndihma mjekësore për siç thotë, vëllezërit e tij në Maqedoninë e Veriut.

“Është e lehtë të thuash jemi vëllezër, por kjo duhet të vërtetohet në kohëra të vështira. Kur vdesin njerëzit. Atëherë duhet të veprohet. Kam urdhëruar që sot të dërgohen skanfanderë mbrojtës (veshje speciale) për mjekët në Maqedoni, të cilët janë në radhë të para”, tha Borissov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai mes tjerash tha se për momentin nuk ka ilaç për coronavirusin, por shtoi se të gjithë të sëmurit kanë terapi të caktuar.

“Ne kemi siguruar ilaçe që ndihmojnë edhe në shtetet tjera”, tha Borissov.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit në Bullgari 581 persona janë infektuar nga coronavirusi, prej të cilëve 23 kanë ndërruar jetë dhe 42 janë shëruar./Telegrafi/