Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri bullgar Boyko Borissov, janë takuar sot në margjinat e Konferncës për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Ishte vetë kryeministri bullgar Borissov, ai që përmes një postimi në Facebook, ka publikuar lajmin për takimin e me kryeministrin Kurti.
Borissov ka thënë se nuk ka çështje të pazgjidhura të ndjeshmërisë politike midis vendeve tona, dhe marrëdhëniet bilaterale gjithmonë janë karakterizuar nga besimi i ndërsjellë.
“U takova me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, duke e uruar atë për zgjedhjen e tij në postin e Kryeministrit”, ka thënë Borissov, përcjell Telegrafi.
“Nuk ka çështje të pazgjidhura të ndjeshmërisë politike midis vendeve tona, dhe marrëdhëniet bilaterale gjithmonë janë karakterizuar nga besimi i ndërsjellë”.
Ai ka thënë se “ekziston një potencial i pashfrytëzuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, investimeve dhe turizmit”. /Telegrafi/