Kryeministri bullgar, Boyko Borisov njoftoi sot se është pozitiv për coronavirus.
Ai thotë se ndihet keq dhe se do të qëndrojë në shtëpi për t’u trajtuar.
“Pas dy testeve PCR (negative), unë sot rezultova pozitiv. Ndjej shqetësime të përgjithshme. Mjekët rekomanduan që të qëndroja në shtëpi”, shkroi Borisov në një mesazh në Facebook.
Ai tha se i informoi autoritetet shëndetësore për të gjitha kontaktet e ditëve të fundit.
Më 23 tetor, Borisov tha se ishte izoluar pasi ishte kontaktuar me Zëvendës Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Nikolai Nankov, i cili ishte pozitiv për COVID-19.
Ndryshe, dje inspektorati shëndetësor i Sofjes lejoi kryeministrin të përfundojë karantinën pas dy testeve negative. /Telegrafi/