Site icon Telegrafi

Kryeministri britanik vendos manshetat e këmishës së tij në mënyrën e gabuar

Boris Johnson ishte fotografuar me manshetat e këmishës së tij të vendosura në mënyrën e gabuar, përpara “betejës” së djeshme me Sir Keir Starmer në House of Commons.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, gafa e gardërobës së Kryeministrit u pa në një foto të bërë para “Pyetjeve për Kryeministrit” dje – në të cilën ai u përplas me udhëheqësin e Laburistëve për mënyrën më të mirë për të luftuar pandeminë e coronavirus.

Dhe ndërsa kryeministri përshëndeste mediat ndërsa po dilte nga “10 Downing Street”, mansheta e këmishës së tij blu u zbulua nga mënga e xhaketës së kostumit.

Fotografia tregon se si ai i kishte vendosur ato në mënyrë të gabuar – me manshetën e poshtme të futur në vrimën e manshetës së sipërme.

Madje stilisti i famshëm Lucas Armitage tha për MailOnline se gafa ishte ‘alarmante’ dhe tha se ishte koha që Kryeministri të punësonte një stilist. /Telegrafi/

Exit mobile version