Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson së fundmi ka qenë shumë i zënë me çështje të vështira, siç është edhe ajo rreth agresionit rus në Ukrainë.
Madje, ai “është treguar i guximshëm” duke bërë një vizitë befasuese në kryeqytetin, Kiev, ku ka takuar edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Por Johnson, në një rast të fundit ka treguar se përveç aftësive në politikë, ka edhe një aftësi tjetër, përcjell Telegrafi.
Ai është parë duke vizatuar gjatë një vizite që ka bërë në një nga shkollat e vendit të tij, përkatësisht në shkollën Field End Infant, në South Ruislip, Londër. /Telegrafi/