Telegrafi

Kryeministri britanik publikoi video në Instagram ku po udhëtonte me makinë, por nuk kishte vendosur rripin e sigurisë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak si duket nuk ka vendosur rripin e sigurisë kur filmoi një video në Instagram në pjesën mbrapa të një makine në lëvizje mëngjesin e sotëm.

Sunak përmes kësaj video synonte të promovonte turneun e tij “Levelling Up” përreth Britanisë sot.

Por shikuesit vunë re shpejt se si kryeministri dukej se kishte lënë pas dore të shtrëngonte rripin e tij të sigurimit përpara nisjes, transmeton Telegrafi.

Ligji thotë se pasagjerët e makinave duhet të vendosin rripin e sigurimit nëse një i tillë është i vendosur në sediljen që ata përdorin, me vetëm disa përjashtime.

Një gjobë deri në 571 euro mund të lëshohet nëse dikush nuk e vendos rripin e sigurimit kur supozohet.

Kryeministri udhëtoi për në Blackpool këtë mëngjes përpara se të vizitonte Accrington dhe Morecambe, megjithëse është e paqartë se në cilën pikë të udhëtimit të tij ai filmoi këtë video. /Telegrafi/