Telegrafi

Kryeministri britanik në cilësinë e “futbollistit” – pamjet bëhen virale

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka shfaqur aftësitë e tij në futboll gjatë një vizite që pati në Chesam të Buckinghamshire.

Ai para shumë fëmijëve që ishin në fushën e blertë, tregoi se ka njohuri të mirë për futbollin, transmeton Telegrafi.

Madje mori guximin të dribloj dhe të lëvizë me top nëpërmjet pengesave që i kalon me shpejtësi.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, duke e cilësuar si futbollist potencial për kombëtare.

Gjatë lëvizjeve të tij, u duartrokit nga të pranishmit – duke i dhënë motiv shtesë që të provoj edhe një xhiro. /Telegrafi/