Site icon Telegrafi

Kryeministri britanik mund të vaksinohet “live” në televizion kundër COVID-19

Kryeministri britanik, Boris Johnson mund të bindet të marrë një vaksinim kundër COVID-19 në televizion për të treguar se është e sigurt, por nuk do ta merr para atyre që kanë më shumë nevojë, ka thënë sekretari i tij i shtypit.

Politikani 56 vjeçar, i cili kaloi kohë në kujdes intensiv në fillim të këtij viti pasi u infektuar, ka përshëndetur miratimin në Mbretërinë e Bashkuar të vaksinës së Pfizer, si një fitore globale dhe rrezë shprese, raporton theguardian.

I pyetur nëse kryeministri do ta merrte qëllimin drejtpërdrejt në televizion, sekretarja e shtypit, Allegra Stratton tha se ajo nuk e kishte pyetur atë drejtpërdrejt, transmeton Telegrafi.

“Nuk mendoj se do të ishte diçka që ai do ta përjashtonte. Por unë mendoj se ne gjithashtu e dimë që ai nuk do të donte të merrte para dikujt që është jashtëzakonisht i prekshëm, klinikisht i prekshëm dhe që duhet ta marrë atë para tij”, pohoi ajo.

Qeveria e Britanisë ka thënë se shërbimi shëndetësor do t’i japë përparësi vaksinimeve, duke vendosur së pari banorët e moshuar në shtëpitë e kujdesit dhe kujdestarët e tyre, pastaj të gjithë ata mbi 80 vjeç dhe punonjësit e linjës së frontit.

Lexo po ashtu Kamionët e parë me vaksinat e Pfizer nisen drejtë Britanisë së Madhe - brenda tyre ka 800 mijë doza

Ndryshe, Britania deri më tani ka raportuar 1.6 milion të infektuar gjersa kanë vdekur 59699 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version