Kryeministri britanik, Boris Johnson ka këmbëngulur se vaksina e Oxfordit/AstraZeneca është e sigurt dhe se Qeveria është ‘e sigurt’ për përdorimin e saj si pjesë e vazhdueshme e shpërndarjes.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Downing Street u përpoq të siguronte njerëzit për sigurinë e vaksinës pasi disa vende pezulluan përkohësisht përdorimin e saj.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha: Vaksina e Oxford/AstraZeneca mbetet e sigurt dhe efektive dhe ne nxisim këdo që kërkohet të paraqitet për të marrë një vaksinë, për ta bërë këtë.
Nuk kishte ‘asnjë provë’ që mpiksjet e gjakut kanë më shumë gjasa të ndodhin pas vaksinimit, shtoi zëdhënësi.
Ndërsa i pyetur sot nëse ai mund t’i siguronte njerëzit se vaksina është e sigurt, z. Johnson ka thënë: ‘Po unë mundem’.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka ‘një nga rregullatorët më të ashpër dhe me përvojë në botë’ dhe ‘ata nuk shohin asnjë arsye për të ndërpritni programin e vaksinimit’.
Një deklaratë e tij vjen pasi Holanda u bë vendi i fundit që pezulloi përdorimin e vaksinës për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.
Qeveria holandeze tha se masa paraprake do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, pas një vendimi të ngjashëm të bërë nga Republika e Irlandës.
Gjithashtu Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e tyre të vaksinës së AstraZeneca.
Ndryshe, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Rregullative e Barnave dhe Shëndetësisë e MB-së (MHRA) – të gjithë kanë thënë se nuk ka prova të një lidhjeje midis vaksinës dhe një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut. /Telegrafi/