Kryeministri britanik, David Cameron, ka pranuar disa materiale sekrete në lidhje me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.
Ndihmësit e tij i kanë përgatitur një dosje që është cilësuar “sekrete” në mënyrë që kreu i qeverisë të ketë informacione në lidhje me yllin e popit dhe të mos kapet i papërgatitur në intervista.
Këto materiale i janë dorëzuar shefit të qeverisë në maj të vitit 2014, kohë kur Rita po shijonte suksesin me këngën “I Will Never Let You Down” që ishte renditur e para në top-listën britanike, transmeton Top Channel.
Kjo u zbulua nga libri me kujtime i ish-ministrit britanik, David Laws që është publikuar këtë javë.
Nuk dihet nëse Cameron është adhurues i Ritë, pasi në intervistat e tij nuk është pyetur shpesh për shijet e tij muzikore apo për bionden 25-vjeçare.
Megjithatë, nëse ndodh të pyetet në të ardhmen, atëherë ai tashmë është i përgatitur.