Telegrafi

Kryeministri australian goditet me vezë (Video)

Një grua është arrestuar pasi që ka goditur me vezë kryeministrin e Australisë, Scott Morrison gjatë fushatës zgjedhore që do të mbahen më 18 maj.

Sigurimi shpejt e ka larguar  25 vjeçaren, ndërsa sipas policisë askush nuk është lënduar në këtë incident.

Morrison më vonë në Twitter gruan që e ka gjuajtur me vezë e ka quajtur “aktiviste qyqare”.

Ai ka falënderuar sigurimin e tij për reagim të shpejtë, dhe ka shfaqur brengën për gruan e vjetër që u rrëzua gjatë këtij sulmi, transmeton BBC.

Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Olbia, që gjendet rreth 330 kilometra në jugperëndim të Kanberas. /kp/Telegrafi/