World Dog Alliance i kërkuan kryeministres Theresa May, ta ndalojë me ligj në tërë Britaninë e Madhe, mbytjen e qenve për t’ua marrë mishin për ushqim.
Organizata ndërkombëtare me bazë në Hong Kong, që merret me mirëqenien e qenve, do të fillojë një fushatë masive në Evropë, për ndalimin e ngrënies së mishit të qenve, transmeton Telegrafi.
Megjithëse në shumë shtete është e ndaluar, ligjet britanike nuk e parashohin ndalimin e mbytjes së qenve, për nevojat e industrisë ushqimore.
Hulumtimet e WDA, kanë nxjerrë se emigrimi nga Lindja, ka bërë që kjo praktikë të hapet së fundmi me shpejtësi nëpër Evropë.
Në Shtetet e Bashkuara, një ndalim i plotë në importin, tregtinë dhe konsumin e qenit, që është kërkuar nga kjo organizatë, pritet ta vendosin para kongresit dhe e ka mbështetjen e deputetëve. /Telegrafi/