Site icon Telegrafi

Kryeministrat e Benelux-it flasin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Kryeministrat e Benelux-ti, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe ai Luksemburut, Xavier Bettel janë deklaruar pas takimit që kanë pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur për zhvillimet në veri, dy kryeministrat u pyeten për masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se duke fajësuar Kosovën ose Serbinë, nuk ndihmon situatën.

“Nuk e di nëse duhet të drejtojmë gishtin te fajtori, Kosova apo Serbia sepse kjo nuk ndihmon situatën. Ne kemi pasur një marrëveshje do të punojmë që palët të respektojnë marrëveshjet”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Kryeministri i Luksemburgut: Nuk kemi ardhur për të gjykuar Kurtin, por për të gjetur zgjidhje për tensionet në veri

Tutje, Rutte u shpreh se jo të gjitha marrëveshjet janë implementuar.

“Keni bërë premtime të dyja palët, e di se ka çështje të ndjeshme Në momentin që BE fillon të gjejë fajtorin, atëherë e humbim pozicionin tonë. Dëshirojmë që gjithë Ballkani Perëndimor të jetë më i suksesshme”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel tha se “ju dëshironi të deklarojmë se serbët janë të këqij, ndërsa në Serbi duan të deklarojmë se shqiptarët janë të këqij”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version