Telegrafi

Kryeministrat e Ballkanit dakordohen për një bashkëpunim korrekt

Të gjithë kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor të takimit joformal me Federica Mogherini, Përfaqësuesja e BE-së për punë të jashtme dhe siguri, ka konfirmuar angazhimin e tyre të plotë për të vazhduar të punojnë në integrimin e tyre në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për perspektivën evropiane të rajonit në BE, kumtojnë nga kabineti i Mogherinit.

Sipas medias, në mbrëmjen e përbashkët, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq dhe mandatari Zoran Zaev i kanë tejkaluar keqkuptimet dhe janë pajtuar për bashkëpunim korrekt në të ardhmen. /Telegrafi/