Telegrafi

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lëvizja Studentore Feministe ka realizuar sot një aksion gjatë konferencës STEMinists’24, e cila mbledhë gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre, konferencë kjo e organizuar kjo nga Ministria e Arsimit.

Të pranishëm në këtë konferencë ishte ministrja Arbërie Nagavci, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gjatë kohës kur rektori Qerimi doli të mbante fjalën aktivistët e Lëvizjes Studentore Feministe dolën me pankarta në duar “Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, “Ministre a je e sigurt se toleranca ndaj ngacmimeve seksuale është zero”, “Rektor, pse po heshtë”, etj.

Pas kësaj rektori dhe ministrja Nagavci diskutuan me aktivistët. /Telegrafi/