Site icon Telegrafi

Kryemadhi pas mbylljes së protestës: Do t’i kthejmë fytyrën politikës

Pas mbylljes së protestës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë.

Ajo tha se Rama ka dështuar përballë qytetarëve dhe si i tillë duhet larguar.

Lexo po ashtu Daily Mail pasqyroi hap pas hapi protestën e opozitës në Shqipëri

“Sot shqiptarët treguan që Rama ka dështuar me politikën e tij, ka dështuar me familjen e tij politike, ka dështuar me ekonominë, ka dështuar me drejtësinë, ka dështuar me të ardhmen e shqiptarëve. Një njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij, një njeri që nuk gjendet përballe qytetarëve largohet, sepse në fakt është i larguar. Ju falënderojmë, ju jemi mirënjohës dhe jemi krenarë që kemi bërë një veprim dinjitoz. Duke djegur mandatet ne do t’i kthejmë fytyrën politikës”, tha Kryemadhi. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version