Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur votimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi ka thënë se Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.
Postimi i plotë:
Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Evropian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj evropiane.
Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera.
Uroj që edhe Këshilli Evropian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Evropian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Evropian.