Site icon Telegrafi

Kryemadhi pas vendimit të gjykatës për masën ‘detyrim paraqitje’, hedh akuza ndaj Edi Ramës

Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas arrestimit të tij sot në mesditë, duke e cilësuar ngjarjen si një “gjyq politik” të orkestruar nga qeveria e Edi Ramës.

Në një deklaratë publike, Kryemadhi falënderoi qytetarët shqiptarë dhe mbështetësit e opozitës për mesazhet e solidaritetit, ndërsa akuzoi Ramën për përdorimin e institucioneve të drejtësisë për të goditur opozitën.

“Vetëm para pak minutash më është dorëzuar fermani i gjykatës politike të Edi Ramës. Dhjetëra faqe me akuza boshe që synojnë të justifikojnë një akt të montuar politik kundër opozitës shqiptare,” u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se arrestimi i ish-presidentit në mes të rrugës ishte një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga skandalet e qeverisë, përfshirë vjedhjet e inceneratorëve dhe përdorimin e platformave të komunikimit të koduar si SKY dhe ECC nga “miqtë e Ramës”.

Kryemadhi kritikoi prokurorët e SPAK për mungesën e hetimeve ndaj krimeve të pretenduara të Edi Ramës dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ata po vepronin nën presionin e pushtetit.

“Ju siguroj se, pavarësisht gjyqit politik dhe publik, unë kurrë nuk do të ndalem,” tha Kryemadhi, duke njoftuar se gjykata i kishte caktuar detyrimin për t’u paraqitur, por ajo do të përballej me këtë farsë brenda dhe jashtë vendit./Telegrafi/

Exit mobile version