Pas largimit të këshilltarëve të LSI-së drejt Partisë Socialiste ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ajo duke uruar të gjithë besimtarët Bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, Kryemadhi tha se kjo është një ditë paqeje.
Por Kryemadhi u pyet edhe për largimet e këshilltarëve të LSI që janë larguar nga kjo forcë dhe janë bashkuar me Partinë Socialiste.
“Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati”, tha Kryemadhi. Telegrafi/