“Evropa do të ngrihet kundër përpjekjeve të Donald Trumpit për të ‘destabilizuar’ Bashkimin Evropian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar”, deklaroi ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.
Shefi i diplomacisë franceze i hoqi dorashkat në këtë deklaratë kaq të drejtpërdrejtë të tij, kur tha se presidenti amerikan nuk mund ta pranojë se ka një entitet që quhet BE.
“Trump, – u shpreh ai, – beson vetëm në marrëdhënie konfliktuale”.
Le Drian e akuzoi presidentin amerikan edhe për përpjekje për të shkatërruar angazhimin shumëpalësh për tregtinë, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit. /tch/