Ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, deri në fund të vitit planifikojnë t’i vizitojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Kjo, sipas shefit të diplomacisë greke, është dakorduar në takimin katërpalësh në New York ku kanë marrë pjesë shefat e diplomacive të katër vendeve të rajonit, anëtare në BE.
“U dakorduam ta intensifikojmë bashkëpunimin tonë, para së gjithash, për stabilizimin e rajonit tonë. Planifikojmë deri në fund të vitit të katërtit bashkërisht t’i vizitojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të shohim në cilën mënyrë do t’u ndihmojmë në procesin e aderimit evropian”, tha Nikos Kotzias pas përfundimit të takimit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë është pjesë e delegacionit grek të udhëhequr nga Alexis Tsipras në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa gjatë sitës së sotme ai do të realizojë takim me përfaqësuesin special të OKB-së në bisedimet për emrin, Matthew Nimetz./Telegrafi/