Site icon Telegrafi

Kryebashkiaku i ri i Londrës me flamurin kuqezi (Foto)

Kreu i ri i Bashkisë së Londrës, cilësuar si i pari mysliman në krye të bashkisë së rëndësishme të një vendi të BE-së, njihet si dashamirës dhe mik i shqiptarëve.

Madje, në disa raste të prezantimit publik, ai është parë të përshëndes edhe në gjuhën shqipe.

Një nga këto raste ka qenë edhe kur Sadiq Khan, mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar, përcjell mapo.al.

Atëherë ai nuk i kurseu notat pozitive për shqiptarët, madje këtë e shprehu edhe me një postim në profilin e tij në twitter, duke pozuar me flamurin shqiptar dhe duke iu drejtuar ndjekësve në shqip “Si jeni”.

Exit mobile version