Site icon Telegrafi

Kryebashkiaku i Milanos këmbëngul se projekti për stadiumin e ri të Interit dhe Milanit do të vazhdojë

Kryebashkiaku i Milanit, Beppe Sala këmbëngul se Interi dhe Milani janë plotësisht të përkushtuar ndaj një projekti për një stadium të ri në zonën e San Siros, duke publikuar një dokument të nënshkruar nga përfaqësuesit e të dy klubeve javën e kaluar.

La Gazzetta dello Sport raportoi pak më parë se projekti që ishte prezantuar në fund të vitit 2021 nuk ishte më i vlefshëm për shkak të çështjeve burokratike dhe protestave të banorëve dhe ambientalistëve. Kjo bëri që Sala të fuste një debat publik mbi këtë çështje që me sa duket i bindi klubet milaneze të tërhiqeshin nga projekti.

Mirëpo, Sala ka mohuar raportimin për publikimin e një dokumenti të firmosur nga Interi dhe Milani, ku përfaqësuesit e dy klubeve këmbëngulin se janë të prirur për vazhdimin e projektit.

Lexo po ashtu La Gazetta dello Sport: Milani dhe Interi të gatshëm të largohen nga Milano dhe “San Siro” – projekti i “Katedrales” është anuluar

Në dokumentin e postuar nga Sala në Instagram thuhet: “Ju informojmë se po përgatisim dosjen e projektit që koordinatori i zonës publike do ta përdorë për ta realizuar”.

“Siç shihet nga pamjet, dy klubet kanë konfirmuar javën e kaluar se janë duke përgatitur dokumentet për debat publik. Javën e kaluar, jo muaj më parë”.

 

“Asgjë nuk ka ndodhur që kur kam marrë këtë letër. Sot, La Gazzetta dello Sport publikoi një ‘gënjeshtër’ në lidhje me qëllimin e Milanit dhe Interit për të ndërtuar stadiumin diku tjetër”.

“Tani, ose La Gazzetta dello Sport po kërkon një titull të mirë, ose klubet po më thonë diçka ndryshe (dhe e shkruajnë gjithashtu). Duke pasur një dokument zyrtar në duart e mia, dua të mendoj për opsionin e parë”.

“Me këtë, dua t’u them të gjithëve se komuna ka shumë gjëra të tjera për të menduar në këtë moment të vështirë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version