Telegrafi

Krye epidemiologu suedez: Ka pasur rënie të madhe të numrit të të infektuarve, nuk e dimë saktësisht pse

Krye epidemiologu suedez, Anders Tegnell tha se që nga fillimi i korrikut, ka një rënie të shpejtë të numrit të të infektuarve në Suedi.

Por pse po ndodh saktësisht dhe pse ishte kaq e papritur, mendon se është pak e vështirë të kuptohet plotësisht këtë, tha ai në një intervistë për portalin The Local.

Ai shtoi se rënia e numrit të të infektuarve nuk duket se ka të bëjë me festat apo ndonjë masë të marrë nga autoritetet shëndetësore.

“Ne besojmë se rritja e numrit të njerëzve me imunitet në popullatë ka të bëjë me të, por ne me të vërtetë nuk e dimë saktësisht”, tha Tegnell, transmeton Telegrafi.

Ai beson se ulja e numrit të rasteve me coronavirus në Suedi tregoi se strategjia e tyre, sipas së cilës u shmangën masat e rrepta të marra nga shumica e vendeve, pati sukses në një farë mënyre.

“Numrat në Suedi tregojnë se mund të ketë rënie të shpejtë të numrit të rasteve pa mbyllje”, shtoi epidemiologu suedez.

Tegnel pranoi se numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur paksa gjatë javës së kaluar, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Lexo po ashtu Me vetëm dy masa në fuqi kundër coronavirusit, Suedia po sheh “dritë në fund të tunelit”

“Por duket se ne mund ta trajtojmë atë”, tha Tegnell. Ai theksoi se një nga gjërat që dihet tani në lidhje me coronavirusin është se është një sëmundje shumë e paparashikueshme.

Ndryshe, sipas të dhënave më të fundit, 5,763 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në Suedi, pothuajse pesë herë më shumë sesa së bashku Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda. /Telegrafi/