Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Krusita, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Djali m’la” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe melodinë e këngës e ka bërë këngëtarja Ronela Hajati, teksa për producimin është kujdesur “Tull Productions”.
Artistja, e cila mori vëmendje të madhe në ‘Kënga Magjike 2018’, vjen me një paraqitje atraktive dhe të veçantë.
Klipin e këngës duket se e ka realizuar në Prishtinë, pasi në një pjesë shfaqet para Biblotekës Kombëtare të Kosovës.
Projektin tashmë e gjeni të plotë në kanalin zyrtar në YouTube.
Theksojmë se Krusita famë të madhe arriti në vitin 2018 me paraqitjen e saj në “Kënga Magjike” me këngën “Akull”. /Telegrafi/