Telegrafi

KRU ‘Prishtina’: Në Lagjen ‘Veternik’ qytetari kapet duke vjedhur ujin nga shtëpia e mërgimtarit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është kapur një rast i vjedhjes së ujit në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Sipas KRU-së, një qytetar është kapur duke vjedhur ujin nga shtëpia e fqinjit mërgimtar.

“E Shëmtuar! Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën ‘Veterniku’ në Prishtinë, fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër. Pra, bashkatdhetarë kujdes, kontrolloni ujëmatësit dhe gypat e ujit!”, njofton KRU. /Telegrafi/