Telegrafi

KRU ‘Hidrodrini’, 150 mijë euro investim për Gurrën e Hasan Agës

150 mijë euro janë destinuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, si investim vetanak për projektin tek ‘Gurra e Hasan Agës’ në Deçan.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, investimi ka për objektiv përmirësimin e furnizimit me ujë të 13 fshatrave të komunës së Deçanit, respektivisht ngritjen e sigurisë në rrjet, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet në njoftim nga ky investim përfitojnë fshatrat, Prejlep, Prokolluk, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Gramaçel, Baballoq, Ratish e poshtme dhe e epërme, Maznik, Shaptej, Dubravë dhe Jasiq.

Projekti investiv i kompanisë për Deçanin, pason me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv ing. Dri Cena dhe miratim të rishikimit nga Bordi Drejtues i kompanisë.

Për projektin, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena, është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, të cilin e ka informuar për zotimin e mjeteve dhe hollësitë e implementimit, me ç’rast nga ky i fundit ka marrë mbështetjen e komunës për çdo lloj kërkese dhe lehtësire në zbatim. /Telegrafi/