Site icon Telegrafi

KRSKRR me mirënjohje nga Ivanov

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë (KRSKRR) ka marrë mirënjohje Kartën e Republikës së Maqedonisë, që e jep kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo mirënjohje i jepet këtij këshilli për kontributin e dhënë në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, si edhe për përparimin dhe zhvillimin e arsimit të komunikacionit, etikës dhe kulturës.

Me këtë rast, kryetari Ivanov theksoi se nga viti në vit, detyra e KRSKRR-së bëhet ende më e vështirë si pasojë e shumë faktorëve siç janë rritja e numrit të automjeteve, përdorimi i pamatur i teknologjisë, posaçërisht telefonave celular gjatë drejtimit të automjetit, por edhe të krizës politike, etj./Telegrafi/

Exit mobile version