Site icon Telegrafi

KRrE: Vetëm 2,75 për qind e energjisë elektrike është nga importi, RMV në prag të pavarësisë energjetike

Vetëm 2,75 për qind e nevojave për energji elektrike është siguruar nga importi vitin e kaluar, tregojnë të dhënat nga Raporti vjetor për vitin 2023 që Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRrE), e ka dorëzuar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftuan nga KRrE-ja.

“Pas 32 vjetëve republikë e pavarur, përfundimisht mundemi të komunikojmë se kemi në prag të pavarësisë energjetike, kur është në pyetje energjia elektrike. Të dhënat tregojnë se Eldorado në investime në centrale fotovoltaike, ku ka rritje në kapacitetin e instaluar për 251 për qind në krahasim me vitin 2022, e ka shkrirë importin nga 30 për qind në 2.75 për qind. Ky sukses ka ndikim gjithpërfshirës, sikur drejt tranzicionit energjetik, ashtu edhe drejt afateve financiare përmes zvogëlimit të deficitit”, ka theksuar Marko Bislimovski, kryetar i KRrE-së, theksohet në kumtesë.

Në vitin 2023, shtohet është regjistruar rritje e eksportit të derivateve të naftës me ç’rast tek ne benzinat kanë pasur rritje të dukshme të sasive të eksportuara për 139,53 për qind në krahasim me vitin 2022, tek karburanti i aeroplanit, që është konfirmim, nënvizohet, se në vend ka karburant me çmim më të ulët.

Siç qëndron në komunikatë të KRrE-së, mbetet i lartë niveli i ujit pa të ardhura në 62,29 për qind, për shkak të së cilës KRE insiston që të fuqizohet plotësisht për të rregulluar çmimin përfundimtar të ujit.

Exit mobile version