Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) sot do të mbajë mbledhje përgatitore në të cilën do ta shqyrtojë propozim-sistemin tarifor për shitje të energjisë elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal dhe furnizuesi në rastin e fundit.
Qeveria në mbledhjen e djeshme solli vendim për formimin e Komisionit për zbatim të procedurës për zgjedhje të furnizuesit universal, i cili duhet ta zbatojë procedurën për zgjedhje dhe më vonë deri më 3 shtator të këtij viti ta parashtrojë konkursin publik dhe dokumentacionin e tenderit në Qeveri për miratim.
Në pajtim me Ligjin e ri për energjetikë, furnizuesi universal do të jetë i obliguar sipas çmimit të rregullt t’i furnizojë me energji elektrike konsumatorët tarifor të cilët nuk do të dalin në tregun e lirë pas 1 janarit të vitit 2019./Telegrafi/