Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) në Maqedoni, sot do të mbajë mbledhje përgatitore, në të cilën do të diskutohet për prodhuesit dhe konsumatorët e dëmtuar të energjisë elektrike.
Siç kumtoi KRRE, në mbledhjen përgatitore do të shqyrtohen propozim-rregullat për përcaktimin e kompensimit të dëmit që u është shkaktuar prodhuesve dhe konsumatorëve të kyçur në sistemet për transmetim dhe distribuim të energjisë elektrike.
Gjatë ditës së djeshme KRRE gjithashtu ka shqyrtuar propozim-sistemin tarifor për shitje të energjisë elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal dhe furnizuesi në rastin e fundit./Telegrafi/