Çmimet me pakicë të Eurodiselit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri, prej nesër do të rriten për gjysmë denarë, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të pandryshuara.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, një litër Eurodisel do të kushtojë 62 denarë, kurse vaji ekstra i lehtë 52 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 69.50 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për 71.50 denarë.
Për 1.163 denarë do të rritet edhe çmimi i mazutit dhe një kilogram do të kushtojë 35.343 denarë./Telegrafi/