Site icon Telegrafi

KRRE nesër do t’i caktojë çmimet e reja të rrymës dhe ngrohjes qendrore në Maqedoni

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) nesër duhet t’i marrë vendimet për çmimin e energjisë elektrike dhe për ngrohjen qendrore për shkupjanët, të cilët do të vlejnë gjatë vitit të ardhshëm.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski paradokohe tha se të gjitha kompanitë energjetike në vend kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shkak të harxhimeve të rritura dhe konsumit të zvogëluar, si dhe problemet me likuiditetin që i shkaktoi pandemia Kovid-19.

Vendimi për çmimin e rrymës duhej të merret në fund të muajit të kaluar dhe të vlejë deri 1 gusht, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, miratimi i tij është anuluar për nesër, ndërsa çmimi do të vlejë deri 1 shtator.

Sipas paralajmërimeve, pritet që nesër të zvogëlohet çmimi që e paguajnë shkupjanët për ngrohjen qendrore.

Exit mobile version