Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) kërkon prej 1 janarit të vitit 2021 të caktojë çmim përfundimtar për ujin dhe tarifat e ujit në komuna dhe ai të vlejë një vit pas shembullit të vendimeve që sillen për çmimin e energjisë elektrike të cilat vlejnë prej 1 korrikut deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
“Me atë do ta thjeshtojmë procedurën e përgjithshme gjatë përcaktimit të çmimit për ujin dhe shërbimet e ujit, sepse tani KRRE sjell vendime për tarifa për shërbime të ujit të cilat kanë çmim minimal dhe maksimal, e më pas në atë përfshirje ndërmarrjet komunale duhet të përgatisin propozim adekuat i cili më pas shkon në miratim tek këshillat e komunave. Nëse KRRE e sjellë vendimin përfundimtar për çmimin çdo komunë do të ketë obligim ta zbatojë. Tani nga sjellja e vendimit tonë, i cili vlen prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit rrjedhës, kalon një periudhë më e gjatë derisa nuk hyn në fuqi dhe nuk miratohet nga këshillat adekuat të komunave dhe ndodhë të konfirmohet në mars, prill apo maj dhe të ketë problem gjatë kontrollit të rezultateve të tyre”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Ai theksoi se KRRE ka përvojë 15-vjeçare në miratimin e çmimeve në pjesën e energjisë elektrike, energjisë ngrohëse dhe gazit natyror dhe shtoi se metodologjitë e tyre janë nxitëse.
“Sikur të sillnim çmim përfundimtar për ujin dhe shërbimet e ujit, do t’u dërgonim sinjal ndërmarrjeve komunale ta rrisin efikasitetin e punës së tyre. Me atë rast, nëse japin shërbime me cilësi të njejtë, rritja e tyre e efikasitetit, e me atë edhe ulja e shpenzimeve, do të mbeten tek ndërmarrjet dhe në atë mënyrë nuk do të ketë nevojë për kurfarë ndryshimi të çmimit”, tha Bislimovski.