Site icon Telegrafi

Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë para tij

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka zgjedhur tre lojtarët të cilët ai mendon se e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë para tij.

Këtë verë, pas përfundimit të Euro 2024, që u mbajt në vendlindjen e Kroosit në Gjermani, mesfushori vendosi t’i jap fund karrierës si futbollist aktiv.

Gjatë kohës së tij si lojtar, 34-vjeçari luajti për Bayern Munich, Bayer Leverkusen dhe Real Madrid.

Së bashku me Casemiro dhe Luka Modric, Kroos ishte pjesë e një prej tresheve më të mira të mesfushës në histori të futbollit.

Kroos pati në total 465 ndeshje për Madridin, duke shënuar 28 gola dhe duke fituar pesë Liga të Kampionëve dhe katër tituj të La Ligas mes trofeve të tjerë.

Në një intervistë së fundmi, Kroos zgjedhi tre lojtarë që e meritojnë ta fitojnë çmimin prestigjioz të Topit të Artë para tij.

“Nëse dikush nga Real Madridi e fiton, jam në rregull. Vini e meriton atë, Jude e meriton atë dhe Carvajal e meriton atë, por nuk më intereson”.

“Unë jam shumë mirë. Nëse e vendos se është kështu, jam i bindur dhe e bëj këtë. Kjo nuk do të thotë se nuk më ka kushtuar mua. Në fund është futboll, ne vuajmë nga gjëra të tjera në jetë”.

Ceremonia e Topit të Artë 2024 pritet të mbahet më datë 28 tetor në Francë.

Yjet e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë favoritët kryesorë për ta fituar atë, por edhe emra si Rodri, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Dani Carvajal janë pjesë e kandidatëve potencial./Telegrafi/

Exit mobile version