Site icon Telegrafi

Kroos: Te Bayerni dilnim për të ngrënë pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, te Reali mund të shkoj drejt në shtëpi

Toni Kroos ka zbuluar se si nuk i pëlqente të ngrëntë darkën me ekipin pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në ish-klubin e tij Bayern Munich.

Bavarezët, të cilët janë të fortë në traditë, gjithmonë kanë pasur një darkë pas ndeshjes si një nga zakonet e tyre.

Por, megjithëse ka qenë skena e shumë festimeve të lumtura gjatë viteve, Kroos preferon rutinën e tij në Real Madrid, ku pas ndeshjes shkon drejt në shtëpi.

Lexo po ashtu Vjen deklarata e madhe nga Toni Kroos: Dua të pensionohem te Real Madridi

“Në Real Madrid ne mund të shkojmë në shtëpi menjëherë pas ndeshjeve”, ka thënë fillimisht Kroos.

“Te Bayerni nuk ishte aspak e tillë, veçanërisht me ndeshjet evropiane jashtë, ku gjithmonë do të darkonim së bashku”.

Kroos sa ishte pjesë e Bayernit

“Por, ka disa lojëra ku thjesht nuk të pëlqen ta bësh atë më pas. Të them të drejtën nuk më ka pëlqyer kurrë”.

“Unë preferoj shumë atë që jam në gjendje të bëj tani”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version