Mesfushori gjerman Toni Kroos ka rrëfyer një histori interesante që ka ndodhur pas mbylljes së ndeshjes El Clasico ku Barcelona mposhti Real Madridin si mysafir me rezultat 4-0.
Përkatësisht, Kroosit iu desh t’i nënshtrohej kontrollit të dopingut, i cili zgjati një orë e gjysmë, ndërsa qëndroi në një dhomë me dy futbollistë të Barcelonës – Gerard Pique dhe Jordi Alba.
“Ajo skenë u mbyll natën. I ulur në dhomën e kontrollit të dopingut për një orë e gjysmë. Pique dhe Jordi Alba ishin aty. Vinicius dhe unë ishim humbës, isha shumë i lumtur kur dola nga ajo dhomë”, ka thënë Kroos.
Toni Kroos on being drug-tested after El Clasico. “That rounded out the night, sitting there for an hour-and-a-half in doping control. [Gerard] Pique and Jordi Alba were there too. We didn’t talk. Vinicius [Junior] and I were like losers. I was very happy to get out of there.” pic.twitter.com/zsP6jMe7F6
— Football España (@footballespana_) March 23, 2022
Kujtojmë, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, e la Kroos në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë dhe futi në lojë Eduardo Camaving.
“Unë kisha një lëndim dhe mora tre apo katër qepje. E pashë lojën nga dhoma e zhveshjes dhe më pas pashë golat për 3-0 dhe 4-0, ishte e tmerrshme,” tregoi Kroos.
Gjermani pastaj ka thënë se skuadra duhet të fokusohet për fundin e sezonit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
“Duhet të ngremë kokën lart. Sido që të jetë, sezoni deri tani ka qenë shumë i mirë. Ne kemi arritur gjithçka që kemi dashur, po bëjmë mirë”, përufndoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/