Toni Kroos ka anashkaluar një pyetje rreth transferimit të Kylian Mbappes në Real Madrid. Në mënyrë qesharake gjermani tha se nuk ishte në gjendje të dinte për vendimin nëse francezi nuk e kishte marrë ende.
Duke folur për mediat pas fitores 2-0 të Gjermanisë ndaj Francës në një miqësore të shtunën (23 mars), Kroos tha se Real Madridi gjithmonë donte lojtarët më të mirë. Ai shtoi se ata tashmë janë një ekip i mirë, por janë të gatshëm të shtojnë më shumë lojtarë.
“Mbappe? Nëse ai nuk e di të ardhmen e tij, si do ta di unë? Ne duam lojtarët më të mirë në Madrid dhe ai është padyshim një prej tyre. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë trofe dhe sigurisht, do të ishte mirë për Madridin, por unë mendoj se ne tashmë kemi një ekip të mirë”, deklaroi Kroos.
Kylian Mbappe ka thënë se së shpejti do të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Ai do ta bëjë njoftimin para Kampionatit Evropian. Në një intervistë për Telefoot, Mbappe deklaroi: “Njerëzit do ta dinë të ardhmen time para Euros. Unë jam shumë i qetë për këtë. E ardhmja ime nuk është më një temë e madhe në klub, askush nuk më flet më për të. Unë do të jem në Euro me kokë të qetë. gati për të bërë gjëra të mëdha”.
Përveç Real Madridit, me francezin ishin të lidhur edhe Liverpooli dhe Chelsea, por sulmuesi nuk është i interesuar për ndonjë klub tjetër. /Telegrafi/