Telegrafi

Kroos i pakënaqur me Lopeteguin: Nuk jam Casemiro!

Toni Kroos ka pranuar se do të dëshironte të luante më përpara për Real Madridin, pasi ka vënë në pah se nuk është një lojtar si Casemiro.

Kroosit iu dha leja për të shtyrë skuadrën përpara nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane, me brazilianin Casemiro që mbante rolin e korrigjuesit në mesfushën e Madridit.

Megjithatë, gjermani ka luajtur më shumë në rolin mbrojtës që nga mbërritja e trajnerin Julen Lopetegui.

Kjo pozitë nuk i pëlqen aspak mesfushorit gjerman dhe këtë e ka thënë gjatë një konferencë të tij për shtyp, ku foli edhe për krizën e Real Madridit.

Kroos i pakënaqur me pozitën e tij te Real Madridi

“Është një sfidë ta ndryshojmë këtë situatë”, ka thënë fillimisht Kroos në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Holandës.

“Ne kemi treguar se mund ta bëjmë. Gjithmonë kemi pasur faza si këto. Nuk më shqetëson”.

“Më pëlqen të luaj më thellë, por unë nuk jam Casemiro”. përfundoi mesfushori gjerman.

Ndryshe, Real Madridi po has në formë të dobët në La Liga, por edhe në Ligën e Kampionëve, pasi në të dy garat nuk ka fitore në katër ndeshjet e fundit. /Telegrafi/