Telegrafi

Kroos në planet e PSG-së, por ka konkurrencën e Cityt dhe Newcastle

(Foto: Instagram/toni.kr8s)

Paris Saint-Germaini interesohet për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos – bën të ditur El Nacional.

Futbollisti gjerman ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2023 dhe nuk dihet nëse do ta rinovojë atë me Los Blancos.

Në anën tjetër, agjenti i 31-vjeçarit është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat që do të vijnë gjatë vitit të ardhshëm.

(Foto: Instagram/toni.kr8s)

PSG shpreson t’i sigurojë shërbimet e tij në edicionin e ri duke pritur që Reali ta shqyrtojë ofertën e tyre.

Lexo po ashtu Newcastle projekton transferimin e Kroos

Por, Kroos është edhe në planet e Manchester Cityt dhe Newcastle United, prandaj skuadra franceze do ta ketë konkurrencën e ekipeve nga Liga Premier. /Telegrafi/