Telegrafi

Kroos me koment qesharak për shortin e Ligës së Kampionëve

Shorti i Ligës së Kampionëve për 1/8 e finales shkaktoi shumë diskutime në rrjetet sociale, pas një gabimi teknik të UEFA-s, me lojtarët dhe tifozët që dhanë pikëpamjet e tyre.

Toni Kroos ishte një prej tyre dhe ai me shaka pyeti veten nëse analiza e tij për përballjen e Real Madridit me Paris Saint-Germain do të mbetej e vlefshme, apo nëse do të kishte një rishikim tjetër.

“Vetëm një koment i shpejtë për shortin sot”, ka thënë Kroos në një mesazh në Instagram për fansat.

Lexo po ashtu PSG e mban përbrenda zhgënjimin e tyre për shortin e Ligës së Kampionëve

“Shpresoj të mos ketë më surpriza, ndaj shpresoj të jem në kohë me këtë koment”.

“Po, është shumë interesante. Është një kundërshtar shumë interesant për raundin tjetër, mendoj se më i vështiri që mund të kishim përballur nga pesë kundërshtarët e mundshëm”.

“Por, këto janë ndeshjet për të cilat ne po luajmë. Ne me të vërtetë i presim këto lojëra me shumë cilësi në fushë”.

Lexo po ashtu Pas gabimit teknik, UEFA ri-cakton përballjet për fazën 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja te dy super derbi

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë, por ne jemi Real Madridi dhe ne gjithmonë i presim këto lloj ndeshjesh me shumë besim për të arritur në çerekfinale”.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është të harrojmë [ritërheqjen] sepse ne po bëjmë jashtëzakonisht mirë në ‘biznesin’ tonë të përditshëm në këtë moment në ligë”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Anulohet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt, ri-hidhet pas një ore

“Ka shumë ndeshje përpara ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, kështu që më e rëndësishmja është të vazhdojmë në dy ndeshjet e ardhshme para Krishtlindjeve për të vazhduar të marrim pikë për t’iu afruar qëllimit tonë për të fituar titullin”.

“Pra, ne do të fokusohemi në këtë dhe më pas vjen Liga e Kampionëve”, përfundon shkrimi i gjermanit. /Telegrafi/