Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, pranoi se kishte rënë dakord për një transferim në Ligën Premier, por transferimi nuk u realizua pasi klubi shkarkoi trajnerin e tyre.
Legjenda gjermane u pensionua nga futbolli pas Euro 2024 në Gjermani.
Loja e fundit e mesfushorit qendror ishte fitorja 2-0 e Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit në Wembley në qershor 2024.
Në vitin 2014, Kroos “ra dakord” për një marrëveshje me një klub të Ligës Premier ndërsa ishte ende pjesë e Bayern Munichut.
Manchester United, i drejtuar nga David Moyes në atë kohë, thuhet se ishte i prirur për nënshkrimin e playmakerit. Por, Moyes u shkarkua nga United dhe u zëvendësua nga Louis van Gaal.
“Në vitin 2014, përpara se të nënshkruaja me Real Madridin, unë kisha rënë dakord tashmë me Manchester United”, deklaroi Kroos për SPORT1.
“Kjo do të ishte një lëvizje nga Bayern te United. Por më pas ata shkarkuan David Moyesin dhe punësuan Louis van Gaalin”.
Menjëherë pas kësaj, Real Madridi erdhi duke e joshur atë në kryeqytetin spanjoll dhe pjesa tjetër është histori. /Telegrafi/