Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka këmbëngul që ai vlerëson ndikimin e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, në karrierën e tij.
Kross është bërë njëri nga lojtarët më të mirë në botë që nga transferimi i tij te Mbretërit.
Megjithatë, mesfushori gjerman nuk harron të përmend dhe të pranoj merita për punën e Guardiolës gjatë kohës së tyre te Bayern Munich.
“Gjatë vitit tim me Pep Guardiolën unë bëra një hap të madh përpara”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Gjermanisë.
“Jupp (Heynckes) ishte trajneri më i rëndësishëm në fazat e hershme të karrierës sime, si në Leverkusen ashtu edhe në Munich”.
“Ai më pa si një lojtar qendror në sistemin e tij, ku stili im i lojës përshtatet në mënyrë të përsosur”.
“Kur të shkosh në një ekip të lartë jashtë vendit dhe të afirmosh pozicionin tënd në ekip, ke bërë një tjetër hap përpara”, përfundo Kross. /Telegrafi/