Telegrafi

Kroos flet për transferimin e mundshëm të Mbappes te Reali dhe zbulon se ku do ta përfundojë karrierën

Kylian Mbappe vazhdon të mbetet dëshira më e madhe e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe nuk ka pranuar deri më tani vazhdimin e saj.

Për francezin këmbëshpejtë ka folur edhe mesfushori i Los Blancos, Toni Kroos duke thënë se më nuk është sekret që Reali dëshiron të nënshkruajë me Mbappen.

“Gjithçka do të varet nga situata me kontratën e tij, por nuk befasohem aspak që Reali kërkon ta marrë atë, pasi bëhet fjalë për një futbollist të madh. Nuk është më sekret që Reali dëshiron të nënshkruajë me Mbappen”.

“Që tetë vite jam te Reali dhe janë përmendur shumë emra, por vetëm 20 përqind e tyre kanë mbërritur në Santiago Bernabeu”, u shpreh Kroos.

Tutje mesfushori gjerman ka deklaruar se karrierën do ta përfundojë në Madrid, pasi ai dhe familja e tij ndihen mirë në kryeqytetin spanjoll.

“Dua që ta përfundojë karrierën time te Real Madridi. Unë dhe familja ime ndihemi mirë në Madrid, kam edhe një vit e gjysmë kontratë dhe dua ta respektojë atë”, tha gjermani. /Telegrafi/