Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, po qëndron me këmbë në tokë, përkundër triumfit mbresëlënës të skuadrës së tij në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Me het-trikun e Cristiano Ronaldos, Los Blancos janë me një këmbë në finale të garës prestigjioze evropiane.
“Është një rezultat shumë i mirë. Është shumë më tepër sesa kemi pritur”.
“Ishte një ndeshje e shkëlqyer, një rezultat i shkëlqyer, por është vetëm ndeshja e parë”, ka thënë mesfushori gjerman.
Reali duhet t’i zhvillojë edhe 90 minuta pas një jave në Vicente Calderon, për të siguruar pjesëmarrjen në finale. /Telegrafi/